‘Trillojnë vetëm për klikime’, Meguire: Jam kapiten i Man United dhe...

‘Trillojnë vetëm për klikime’, Meguire: Jam kapiten i Man United dhe...

13:30, 24/09/2022

Humbja 1-0 ndaj Italisë, rezultoi fatale për Anglinë. Sezonin e ardhshëm, “Tre Luanët” do të jenë pjesë e Ligës B në Ligën e Kombeve.

Padyshim një dështim pas secilit nuk kanë munguar kritikat për trajnerin Gareth Southgate e për lojtarët e tij janë të shumta, ndërsa sigurisht nuk mungojnë edhe zërat kundër Harry Maguire. Megjithatë, vetë mbrojtësi mendon se kritikat ndaj tij bëhen më shumë për të fituar klikime pasi ai është kapiteni i Manchester United dhe përbën lajm sa herë përmendet.

Image

“Unë ndihem mirë, në formë dhe i gatshëm për të luajtur. Nuk e di pse flasin kaq shumë për formën time, në verë isha autor i tre paraqitjeve pozitive për Anglinë, zhvillova edhe një fazë përgatitore shumë të mirë. E di, ten-Hag më uli në stol në një ndeshje të Manchester United dhe skuadra filloi të fitoj më pas, por unë po punoj që të rikthehem titullar dhe të jem i gatshëm kur të më jepet mundësia.

Dua vetëm të ndihmoj skuadrën. Unë nuk merrem me atë që flasin njerëzit, mendoj se trillojnë për mua pasi jam kapiteni i Manchester United dhe përbëj lajm. Kjo është arsyeja, e bëjnë gjithçka për klikime, por mos harroni unë isha pjesë e skuadrës më të mirë në Europian”, u shpreh Maguire.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco