Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Telashe për Piolin, shtatë lojtarë të Milanit përfundojnë në infermieri

Telashe për Piolin, shtatë lojtarë të Milanit përfundojnë në infermieri

12:40, 24/09/2022

Titullar për Francën mbrëmjen e së enjtes kundër Austrisë (2-0) në vend të Hugo Lloris (i dëmtuar), portieri i Milanit dhe skuadrës së Francës, Mike Maignan u detyrua të braktisë shokët e tij në pjesën e parë,  për shkak të një dëmtimi.

Portieri francez është rikthyer së fundmi në Milano ku do të vlerësohet dëmtimi i tij në pulpë i pësuar me Francën. Nuk dihet ende shkalla e problemit, por “L’Equipe” saktëson se portierit mund t’i nevojiten 2-3 javë për t’u rikthyer.

Nëse afatet do të jenë më të gjata, atëherë ai mund të zëvendësohet nga Tatarusanu në listën e Champions-it pasi kështu e parashikon rregullorja.

Në klub janë tashmë edhe Tonali me Theo Hernandezin. Dyshja vijon terapitë për t’u kthyer sa më shpejt, por gjasat janë që të mundojnë ndaj Empolit pas një jave.

Riaftësimi vijon për Zlatan Ibrahimovic-in dhe Alesandro Florenzin që synojnë të jenë gati më 18 janar për Superkupën ndaj Interit.

Rebic është gati e do të jetë i grumbullueshëm për ndeshjen e së shtunës tjetër ndaj Empolit. Situatë e ngjashme për Divok Origin që mund të debutojë në Champions ndaj Chelsea-t pasi duket se e ka zgjidhur problemin që e shqetësonte në kofshë.

Të dëmtuarit e Milanit:

Mike Maignan – Dëmtim në pulpë

Sandro Tonali – Po vlerësohet

Theo Hernandez – Kontrakturë në kofshë

Ante Rebic – Hernie Diskale

Divok Origi – Mbilodhje në kofshë

Zlatan Ibrahimovic – I operuar në gju

Alesandro Florenzi – I operuar në kofshë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco