Liga e Kombeve/ Kroacia një hap larg Final Four, Franca arrin fitoren e parë të edicionit

Liga e Kombeve/ Kroacia një hap larg Final Four, Franca arrin fitoren e parë të edicionit

22:48, 22/09/2022

Kombëtarja kroate e futbollit mposhti kombëtaren daneze me rezultat 2-1 dhe kështu iu afrua kualifikimit në ‘Final Four ‘të Ligës së Kombeve.

Kroatët ishin në vendi e dytë përpara ndeshjes së parafundit të grupit, por mundën të mposhtin rivalin direkt Danimarkën në duelin në Maksimir të Zagrebit.

Kroatët ishin shumë më sulmues, por ata luajtën me pak kujdes në pjesën e parë, e cila nuk pati gola dhe në pjesën tjetër patëm spektakël.

Në minutën e 49-të, Borna Sosa shënoi një gol të bukur për kroatët. Në minutën e 77-të, Christian Eriksen me një goditje fantastike shënoi për 1-1.

Gëzimi i danezëve zgjati vetëm dy minuta. Lovro Majer shënoi në minutën e 79-të për një fitore të madhe të Kroacisë dhe “kërcim” në vendin e parë. Në ndeshjen e fundit kroatët luajnë kundër Austrisë jashtë dhe fitorja sigurisht që do t'i çojë në finalen e katër skuadrave më të mira të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Franca mposhti Austrinë me rezultat 2-0. Golat për kampionët e botës u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud, të dy në pjesën e dytë.

Në Grupin e dytë të grupit elitar të Ligës së Kombeve bie në sy fitorja e Holandës ndaj Polonisë jashtë  (0-2) dhe Belgjikës në shtëpi ndaj Uellsit (2-1).

Rezultatet:

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco