Telashe për Piolin, Maignan dëmtohet në ndeshjen e Francës

Telashe për Piolin, Maignan dëmtohet në ndeshjen e Francës

22:30, 22/09/2022

Gëzimi për grumbullimin dhe aktivizimin me Francën i Mike Maignan, është kthyer në një lajm të keq për Milanin. Portieri francez, sot ka lënë fushën e lojës i dëmtuar në duelin ndaj Austrisë.

Maignan e niste këtë sfidë si titullar, në atë që ishte ndeshja e 5-të me përfaqësuesen franceze ku shumëkush e sheh si titullar edhe para Hugo Loris. Por në pushimin e ndeshjes, trajneri Didier Deschamps vendosi ta largonte nga fusha e lojës për të aktivizuar Alfons Areola.

Vendimi u mor për faktin se lojtari kishte ndjerë shqetësim në pulpën e këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdonte. Kështu, Milani tani pret me zemër të ngirë të mësojë se si është situata me portierin, duke llogaritur se përpara e presin disa sfida shumë të komplikuar në kampionat dhe Europë, me mungesën e Maignan që padyshim do të komplikonte gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco