Federer dhe Nadal bëhen bashkë për fundin e një karriere madhështore

Federer dhe Nadal bëhen bashkë për fundin e një karriere madhështore

21:09, 22/09/2022

Organizatorët e Laver Cup kanë konfirmuar orarin, duke zyrtarizuar se Roger Federer do të luajë një ndeshje dyshe së bashku me Rafael Nadal në lamtumirën e tij.

Fundjavën e ardhshme është ndeshja e fundit në karrierën madhështore të Roger Federer. Zvicerani i famshëm, të cilin shumë e konsiderojnë si tenistin më të madh të të gjitha kohërave, ka paralajmëruar lamtumirën e tij dhe se Laver Cup në Londër do të jetë dueli i tij i fundit.

Siç u spekulua, ai zgjodhi Rafael Nadal, si shokun e tij për ndeshjen e fundit. Dy rivalët e mëdhenj do të bashkojnë forcat nesër dhe rivalët e tyre do të jenë Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

Programi do të hapet nga ora 13:00 dhe Casper Ruud dhe Jack Sock do të takohen, dhe më pas Stefanos Tsitsipas dhe Diego Schwartzmann do të dalin në fushë.

Programi i mbrëmjes fillon në orën 19:00. Fillimisht, Andy Murray dhe Alex de Minaur do të luajnë ndaj njëri-tjetrit, e më pas do të ketë spektakël dhe duel mes Federerit dhe Nadalit kundër Sock dhe Tiafoe.

Federer dhe Nadal na dhanë një numër të madh ndeshjesh ikonike që i mbajmë mend edhe sot e kësaj dite. Megjithatë, përveç rivalitetit të madh, ata dinin të luanin së bashku ndeshje të shumta dyshe dhe të argëtonin publikun. Tani ata do të luajnë së bashku për herë të fundit në fund të një karriere madhështore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco