Pioli: Te Milani ndihem si në shtëpi, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen

Pioli: Te Milani ndihem si në shtëpi, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen

20:56, 22/09/2022

Nuk ka bërë startin më të mirë të mundshëm të sezonit me Milanin, por kjo gjë nuk e ndalon Stefano Piolin të ndihet si në shtëpi në ambientin kuqezi. Tekniku italian foli për eksperiencën e tij me Milanin ku nuk munguan edhe komente mbi të ardhmen e tij.

“Unë te Milani ndihem si në shtëpi dhe kur dikush ndihet si në shtëpi, nuk merr në konsideratë diçka tjetër. Kemi ende shumë gjëra për të bërë, por nuk jam farë i shqetësuar për kontratën time dhe për të ardhmen.”

SEZONI- “Kërkojmë të përmirësojmë akoma nivelin tonë. Mendoj se jemi duke bërë mirë, por vështirësitë në kampionat janë të dukshme, në sensin që është një kampionat shumë i ekuilibruar dhe me shumë skuadra të forta që luftojnë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco