VIDEO/ Për Kombëtaren u deklarua i dëmtuar, por sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren e Legias

VIDEO/ Për Kombëtaren u deklarua i dëmtuar, por sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren e Legias

20:45, 22/09/2022

Ernest Muci ishte një nga lojtarët që ndodhej në listën e pritjes së Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës në Ligën e  Kombeve, me Izraelin dhe Islandën. Pas shqetësimeve të Myrto Uzunit, Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se do të grumbullohej Ernest Muçi, megjithatë ai nuk mund të bashkohej me skuadrën, pasi ishte i dëmtuar.

Mirëpo këtë të enjte sulmuesi u bë protagonist duke shënuar në fitoren 3-0 të Legias së Varshavës ndaj Stal Rzeszow. 21-vjeçari shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, duke i hapur udhë fitores së skuadrës nga Varshava dhe duke treguar se jo vetëm që nuk është i dëmtuar, por është duke kaluar një moment të mirë. Natyrisht një situatë e tillë krijon një shije jo të mirë, për shkak se Kombëtarja më tepër se kurrë ka nevojë për kontributin e të gjithëve.

Muçi këtë edicion me Legian është aktivizuar në 10 ndeshje në kampionat, duke shënuar 2 gola e duke dhënë 3 asiste, ndërsa me skuadrën e parë kuqezi numëron vetëm një ndeshje, ndaj Andorrës në kualifikueset e kampionatit botëror, ku luajti për 34 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco