‘Telenovela’ Ronaldo drejt fundit, ylli portugez vendos për të ardhmen

‘Telenovela’ Ronaldo drejt fundit, ylli portugez vendos për të ardhmen

13:00, 02/09/2022

Më në fund, Cristiano Ronaldos ka vendosur për të ardhmen e tij. 37-vjeçari që pavarësisht kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, për shkak edhe të pagës së tij të lartë, asnjë skuadër nuk merrte përsipër transferimin e CR7, pasi ekipet që luanin në Champions League nuk paguanin dot për të.

Në këto kushte kapiteni i Portugalisë do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” të paktën deri në janar.

Tashmë ish-lojtarit të Real Madrid do t’i duhet të bind trajnerin Erik ten Hag që të fillojë ndeshjet si titullarë, pasi në takimet e fundit që United ka zhvilluar në Premier League i ka nisur nga stoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco