Përjetoi tmerr ndaj Egnatias, mesfushori i Tiranës lë ambientet e spitalit

Përjetoi tmerr ndaj Egnatias, mesfushori i Tiranës lë ambientet e spitalit

12:44, 02/09/2022

Një lajm mjaft i bukur vjen ditën e sotme. Futbollisti i Tiranës, Klevi Qefalija, ka lënë ambientet e spitalit, ku ndodhej prej disa ditësh pas dëmtimit të frikshëm që “ngriu” gjakun e të gjithë publikut.

Mesfushori 28 vjeçar u dëmtua në ndeshjen Egnatia – Tirana dhe me urgjencë u transportua në spitalin e traumës në kryeqytet për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe që nga ajo ditë ka qenë nën regjimin e rreptë të spitalit.

Image

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe mbikqyrjes 24 orë në ditë, doktorët kanë dhënë lejen për daljen e Qefaliajt nga spitali dhe dërgimin e tij në shtëpi ku do të vazhdojnë vizitat mjekësore. 18 vjeçari nuk do të kthehet për momentin në stërvitje me ekipin derisa mjekët të japin lejen përfundimtare për shëndetin e tij.

I urojm shërim sa më të shpejtë Klevi Qefaliajt dhe shpresojmë t’a shohim sa më shpejt në fushën e blertë duke bërë atë që ai dëshiron më shumë, të luaj lojën e bukur të futbollit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco