Manchester United arrin fitoren e tretë radhazi, ‘Djajtë’ mposhtin Leicester në transfertë

Manchester United arrin fitoren e tretë radhazi, ‘Djajtë’ mposhtin Leicester në transfertë

10:50, 02/09/2022

Manchester United fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 ndaj Leicester në stadiumin “King Power” në kuadër të javës së pestë të Premier League, duke arritur kështu fitoren e tretë radhazi pas një fillimi të dëshpëruar të sezonit.

United luajti shumë mirë në pjesën e parë, kishte iniciativë, krijoi raste. Dhe nga një rast i tillë në mesin e pjesës së parë kaloi në avantazh. Shënues ishte Sancho falë një asistimi të Rashford.

Image

Nga ana tjetër, Leicester ishte i panjohur dhe pothuajse nuk kërcënoi në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat 0-1.

Në ndryshim nga pjesa e parë, në pjesën e mbetur të lojës, një pamje krejtësisht ndryshe në fushë. Leicester mori iniciativën, por nuk arriti të kthente në gol rastet, ndaj nuk mundi të shënonte të paktën një gol që do t'i sillte barazimin.

Me triumfin e mbrëmjes së djeshme, United u hodh në vendin e pestë në Premier League, ndërsa Leicester është në pozitën e fundit. Në xhiron e radhës, United pret Arsenalin, ndërsa Leicester do të luaj në transfetë ndaj Brighton.

Rezultati dhe golashënuesi:

Leicester - Manchester United 0-1 (Sancho 23')

Tabela:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco