FOTO/ Partizani huazon portierin Aldo Teqja te klubi i Superligës

FOTO/ Partizani huazon portierin Aldo Teqja te klubi i Superligës

19:47, 31/08/2022

Klubi i Partizanit ka vendosur që të bëjë pak më të thjeshtë punën e trajnerit Xhiovani Kolela të paktën sa i përket përzgjedhjes së portierëve.

Klubi i kuq ka huazuar për një edicion një nga tre portierët që garonin për postin e titullarit në radhët e kryeqytetasve.

Me afrimin e Bekim Rexhepit, në radhët e Partizanit bëheshin tre portierë që shumë mirë mund të luanin si titullarë, pasi përveç Alban Hoxhës, te të kuqtë ishte edhe Aldo Teqja.

Ky i fundit tregoi të gjithë vlerat e tij në Europë ndaj Saburtalo duke treguar se është gati për të luajtur rregullisht.

Megjithatë, Partizani ka vendosur që për momentin të mbajë vetëm dy nga këta tre portierë e kështu, ka huazuar pikërisht Teqjen te klubi i Bylisit, në mënyrë që ai të ketë hapësira aktivizimi më të rregullt se sa do të kishte te të kuqtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco