Presidenti i gjigantit saudit fluturon për në Barcelonë, kërkon të nënshkruaj me...

Presidenti i gjigantit saudit fluturon për në Barcelonë, kërkon të nënshkruaj me...

15:33, 30/08/2022

Miralem Pjanic mund të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Arabinë Saudite.

Presidenti i gjigantit saudit Al-Nassra, Musalli Al-Mammar fluturoi sot në Barcelonë për të biseduar personalisht me Joan Laporta për transferimin e Pjanic.

Pjanic është në mesin e pesë lojtarëve të Barcelonës që nuk kanë luajtur asnjë minutë këtë sezon dhe sauditët e pasur duan të përfitojnë nga kjo dhe të bindin lojtarin boshnjak që t’i bashkohet Al-Nassr.

Image
Fluturimi i vetë presidentit të klubit saudit në Barcelonë flet shumë për seriozitetin e synimeve të Al-Nassr dhe transferimi do të përfundojë para ditës së enjte, kur mbyllet dhe merkato.

Nëse pranon të shkojë te Al-Nassr, Pjanic do të luajë me Vincent Aboubakar, Luiz Gustavo dhe David Ospin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco