Momente tmerri për sulmuesin e Barcelonës, dhunohet dhe kërcënohet me armë në shtëpi

Momente tmerri për sulmuesin e Barcelonës, dhunohet dhe kërcënohet me armë në shtëpi

10:41, 29/08/2022

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka përjteuar një ngjarje të tmerrshme në shtëpinë e tij.

Sipas raportimeve nga “El Pais”, katër persona të maskuar me kapuça kanë hyrë në shtëpinë e Aubameyang në Castelldefels.

Lojtari i Barçës është dhunuar dhe së bashku me gruan e tij janë kërcënuar me armë nga grabitësit.

Këta të fundit kishin hyrë në shtëpinë e 33-vjeçarit nga kopshti, ndërsa hapën kasafortën nga e cila morën disa bizhuteri.

Në fund, kriminelët do të kishin ikur me një Audi A3 të bardhë, e cila ende nuk është identifikuar nga autoritetet në pronësi të kujt është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco