Ronaldo vendos për të ardhmen, i thotë ‘PO’ ekipit  të Seria A

Ronaldo vendos për të ardhmen, i thotë ‘PO’ ekipit të Seria A

10:19, 29/08/2022

Kristiano Ronaldo është shumë pranë rikthimit në Serinë A!

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ylli portugez ka dhënë dritën jeshile për një transferim te skuadra e Napolit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, nuk është i lumtur te Manchester United  dhe këta të fundit priten ta zëvendësojnë me sulmuesin e Napolit, Victor Ozimhen, ku kanë ofruar 100 milionë euro për nigerianin, por klubi i kaltër kërkon 130 milionë euro.

Sipas medias italiane, 37-vjeçari luzitan mund të huazohet falas te napoletanët dhe 80-85% të pagës së tij prej 24 milionë euro neto në sezon të paguhet nga “Djajtë e kuq”.

Aktualisht me fanellën e Manchester United në Premier Ligë, Cristiano Ronaldo është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco