Paul Pogba pretendon se është kërcënuar nga një bandë e armatosur dhe vëllai i tij

Paul Pogba pretendon se është kërcënuar nga një bandë e armatosur dhe vëllai i tij

08:42, 29/08/2022

Policia në Francë ka hapur një hetim mbi pretendimet e Paul Pogbas, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Kjo vjen pasi vëllai i yllit të Juventusit pretendoi se ai po planifikon të bëjë "zbulime të mëdha" që do t'i bënin tifozët dhe shokët e skuadrës ta shikonin atë në një këndvështrim tjetër.

Videoja e mediave sociale e Mathias Pogba premton gjithashtu të zbulojë "gjëra shumë të rëndësishme" për superyllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe - si dhe në lidhje me integritetin e agjentes së Pogba, Rafaela Pimenta.

Ai tha: "Unë besoj se publiku francez, italian dhe anglez, tifozët e vëllait tim, dhe akoma më shumë - kombëtarja franceze, skuadra e Juventusit, shokët e skuadrës së vëllait tim dhe sponsorët e tij, meritojnë të dinë disa gjëra për të vendosur nëse ai meriton admirimin, respektin dhe dashurinë e publikut."

Duke publikuar videon në katër gjuhë, Mathias Pogba - i cili ka luajtur për Crawley Town dhe Partick Thistle - thotë se motivet e tij do të zbulohen me kohë dhe pretendimet e tij janë "shpërthyese".

Në një deklaratë, avokatët, nëna dhe agjenti i Paul Pogba thanë:

"Deklarimet e fundit të Mathias Pogba në rrjetet sociale për fat të keq nuk janë befasi. Ato vijnë pas kërcënimeve dhe tentativave për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba.

Pogba është shprehur gjithashtu se banda kërkonte 13 milionë euro – ekuivalente me 11 milionë funte – dhe se e kishte kërcënuan për katër muaj.

Futbollisti tha  se ai ka qenë gjithmonë pranë miqve të tij të fëmijërisë dhe i ka ndihmuar ata financiarisht kur ka mundur.

Por në janar ai dëboi një nga shtëpia e tij në Mançester, pasi zbuloi se njeriu i paidentifikuar kishte përdorur kartën e kreditit të Pogba për të vjedhur 200,000 euro – ekuivalenti i 170,000 puandë.

Paul Pogba u lind dhe u rrit në Lagny-sur-Marne së bashku me dy vëllezër - Mathias dhe Florentin, të cilët të dy gjithashtu luajnë futboll profesionalisht. 

Ai iu bashkua gjigantëve të Serie A në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi në fillim të kësaj vere.

Ai mbërriti fillimisht në Old Trafford nga Le Havre si 16-vjeçar në vitin 2009 përpara se të lejohej të largohej nga United si një transferim i lirë dhe t'i bashkohej Juventusit në 2012. 

Ai pritet të kthehet në aksion muajin e ardhshëm.

Pogba është i martuar me modelen boliviane, Maria Zulay Salaues dhe së bashku kanë dy fëmijë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco