Lewandowski nuk ndalet, ylli polak udhëheq Barcelonën drejt fitores ndaj Vajadolidit

Lewandowski nuk ndalet, ylli polak udhëheq Barcelonën drejt fitores ndaj Vajadolidit

22:36, 28/08/2022

Robert Lewndowski dhuron shfaqjen e radhës në La Liga, pikërisht në fitoren e thellë 4-0 të Barcelonës përballë Valladolidit. “Bomberi” polak realizoi dy nga golat e skuadrës “blaugrana”, duke arritur në kuotën e katër finalizimeve në tri javët e parë. Nëse në sfidën parë të kampionatit, përballë Rayos, nuk e gjeti rrjetën, 34-vjeçari realizoi dy herë në fitoren e thellë 1-4 në fushën e Real Sociedadit, për të vijuar me të njëjtin ritëm edhe përballë ekipit që ka për president Ronaldo “Fenomenin”.

Golin e parë Lewa e realizoi në të 24-tën minutë, pas pasimit të marrë nga Raphinha, për të ardhur më pas te finalizimi i Pedrit në fundin e pjesës së parë, i shërbyer nga Dembele. Lewadowski sigurisht që nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 65-të e tundi sërish rrjetën, këtë herë i shërbyer nga Dembele. Në kohën shtesë Sergi Roberto shtyu drejt rrjetës një top të kthyer nga traversa (goditi Lewandowski), duke vulosur fitoren e thellë 4-0 të “Blaugranave”.

Provë shumë e mirë edhe për mbrojtësin Kounde, i tregoi që në debutim se mund të bëjë disa role në fushë, duke ofruar siguri në fazën mbrojtëse. Barcelona me këtë fitore ngjitet në kuotën e 7 pikëve, dy më pak se Betisi që kryeson me pikë të plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco