Shehi: Qefalia na shqetësoi, premtuam të fitojmë për të

Shehi: Qefalia na shqetësoi, premtuam të fitojmë për të

21:23, 28/08/2022

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas fitores me Egnatian dhe komentoi edhe dëmtimin e lojtarit të ri, Qefalia. “Qefalija na shqetësoi jo pak. E kanë çuar të bëjë një skaner se ka dëmtim, çarjen e pamë, presim përgjigje. Situatë që na dëmtoi psikologjikisht, e patë vetë që lojtarët ishin të shqetësuar për këtë dëmtim. Shpresojmë të marrim lajme sa më të mira prej tij”.

“Me komunikimin që kishim me gjyqtarin, nuk mund të vazhdonim lojën pa ditur gjendjen që kishte. Të  gjithë ishin të shqetësuar. Morëm lajmin që në ambulancë ishte përmendur. Në fund të pjesës së parë dhe në pushim folëm që Qefalija është mirë dhe do e fitojmë këtë ndeshje për atë”.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë. E kemi filluar me dy ndeshje jashtë, e dinim që ishte e vështirë, kampionati kërkon mentalitet të fortë, edhe me skuadra që ndoshta emrin nuk e kanë të madh por investimin po. Ky është mentaliteti i duhur sepse skuadrat kanë mobilizim të madh ndaj kampionëve.

“Duhet të përmirësohemi akoma, edhe pse sot ishin 4-5 lojtarë nga formacioni i vitit të kaluar. Them se skuadra është e re se kemi modul ndryshe këtë vit. Shpresojmë të përmirësohemi”, tha Shehi për Oversport.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco