Kane i jep fitoren Tottenham, West Ham mposht në transfertë Aston Villan

Kane i jep fitoren Tottenham, West Ham mposht në transfertë Aston Villan

19:50, 28/08/2022

Tottenhami i Antonio Contes vazhdon të konfirmojë startin e mirë të këtij sezoni pasi ka mposhtur në javën e katërt, Nottingham Forest me rezultatin e pastër 2-0. Për “Spursat” mjaftuan dy golat e Harry Kane që t’i jepte tre pikët në këtë takim, ndërsa më parë sulmuesi anglez shpërdoroi edhe një 11-metërsh.

Fitore ka arritur në këtë javë edhe West Ham që mposhti në transfertë Aston Villan me rezultatin minimal 1-0. Ishte goli i Fornals që vendosi fatet e këtij takimi duke i dhënë ekipit të Moyes tre pikëshin e parë në këtë sezon.

Sfida tjetër midis Wolves dhe Newcastle u ndal në barazim 1-1. “Ujqërit” kaluan të parët në avantazh me anë të Neves, por në minutën e fundit Saint Maximin vulosi rezultatin final të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco