Formacione zyrtare/ Vllaznia-Kukësi, Josa dhe Gega surprizojë me titullarët

Formacione zyrtare/ Vllaznia-Kukësi, Josa dhe Gega surprizojë me titullarët

18:56, 28/08/2022

Vllaznia dhe Kukësi do të përballen në orën 19:30 në “Loro Boriçi” në  supersfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

Një derbi verior ky që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës. Shkodranët e Mirel Josës, vijnë në këtë përballje pas humbjes në javën e parë ndaj Erzenit, teksa kukësianët e Gegës, e nisën me barazim ndaj Tiranës.

Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Bie në sy aktivizimi si titullar i Malës në radhët e Vllaznisë. Supriza të shumta edhe në radhët e Kukësit, ku trajneri Gega ka hedhur nga minuta e parë Opong dhe Bytyçin.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Heriç, Mala, Latifi, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa

KUKËSI: Tafas, Ferreira, Ilieski, Bytyçi, Haxhiu, Ndreca, Moraesh, Hasaj, Taipi, Opong, Basha. Trajner: Skënder Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco