Gëzon Ten Hag, Manchester United nënshkruan me yllin brazilian

Gëzon Ten Hag, Manchester United nënshkruan me yllin brazilian

16:27, 28/08/2022

Manchester United ka gjetur akordin me Ajax në lidhje me brazilianin Anthony. 22-vjeçari kërkohet me çdo kusht nga Erik Ten Hag dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë plotësuar kërkesën e kampionëve të Holandës.

100 milionë euro është oferta e ardhur nga ishulli për lojtarin e kombëtares braziliane (9 ndeshje dhe 2 gola), me Ajax që ka pranuar të heqë dorë nga talentin latin, duke i plotësuar edhe këtij të fundit dëshirën për të vijuar karrierën në “Old Trafford”.

Ajax refuzoi 90 milionë eurot e United një javë më parë, por klubi anglez ka rritur ofertën dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve, me Anthony që është i lumtur të bashkohet përsëri me Ten Hag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco