VIDEO/ Sommer 'çmendi' sulmuesit e Bayernit, shikoni të 19 pritjet e portierit të Gladbach

VIDEO/ Sommer 'çmendi' sulmuesit e Bayernit, shikoni të 19 pritjet e portierit të Gladbach

15:48, 28/08/2022

Bayern mori vetëm një pikë ditën e djeshme ndaj Borussia Monchengladbach, teksa mysafirët u larguan të buzëqeshur nga Mynihu falë portierit fenomenal Yann Sommer.

33-vjeçari zviceran luajti ndeshjen më të mirë të karrierës së tij dhe ndaloi 19 nga 20 tentativat e lojtarëve të Bayernit.

Bavarezët u përpoqën nga të gjitha pozicionet dhe distancat, por Sommer ndërhyri në mënyrë fantastike dhe i çmendi lojtarët e Bayernit.

Ai gjithashtu vendosi një rekord të ri në Bundesliga me 19 pritje, por sërish kapitulloi në minutën e 83-të kur Leroy Sane shënoi për 1-1 dhe kështu i dhuroi një pikë Bayernit.

Sommer kërkohej nga Manchester United këtë verë, por kur dëgjoi se i duhej të ishte një rezervë e David de Gea-s, zvicerani me mirësjellje i falënderoi drejtuesit e klubit anglez për ofertën dhe e refuzoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco