Vjen zyrtarizimi/ Casemiro firmos me Manchester United

Vjen zyrtarizimi/ Casemiro firmos me Manchester United

22:30, 19/08/2022

Casemiro është zyrtarisht  lojtari më i ri i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë zyrtarizuar përmes një postimi në faqen e klubit, se 30-vjeçari është tashmë pjesë e tyre.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro.

Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 në nivel ndërkombëtar për Brazilin. Ai ka fituar 17 nderime të mëdha në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Champions League dhe Copa America. Të gjithë mezi presim të mirëpresim Casemiro në Old Trafford”, shkruan Manchester United.

Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 70 milionë euro + bonuse nga shitja e 30-vjeçarit brazilian.

Një afrim cilësor për trajnerin Ten Hag, i cili shpreson që eksperienca dhe grinta e Casemiros do të mjekojë plagët e shumta të “Djajve të Kuq”.

Casemiro fitoi me “Los Blancos” 18 trofe në total, ku bien në sy pesë Champions League.

Ndërkohë, klubi spanjoll ka zgjedhur ta zëvendësojë “luftëtarin” e mesfushës me një tjetër brazilian: Bruno Guimaraes, 24-vjeçarin e Newcastle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco