Ten Hag premton se United do të luftojë për ta mposhtur Liverpoolin

Ten Hag premton se United do të luftojë për ta mposhtur Liverpoolin

20:39, 19/08/2022

Trajneri i Mançester United, Erik ten Hag, këmbëngul se “The Reds” duhet të luftojnë për ta rigjetur formën e tyre dhe se për këtë duhet bërë një punë jashtëzakonisht e madhe.

United ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës dhe Erik është i vetëdijshëm për provën kundër Liverpoolit të hënën në mbrëmje.

Por pavarësisht nga kundërshtari dhe ajo që po kalon klubi, trajneri pret të shohë një shpirt luftarak nga skuadra e tij kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ne punojmë nga ndeshja në ndeshje dhe tani është Liverpool. Natyrisht, ne e dimë se çfarë ndodh kur luan kundër Liverpool-it dhe veçanërisht kur je Manchester United. Pra, sigurisht, duhet të jemi gati, por gjithashtu duhet të fitojmë pikë, duhet të luftojmë me veten në këtë sezon.”, tha Ten Hag,

“Unë e di, ne jemi rivalë dhe ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, por veçanërisht këtë lojë”, shtoi ai.

United e pret në ‘Old Trafford’ Liverpoolin të hënën, me fillim nga ora 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco