Taulant Seferi goditet me shishe në kokë nga tifozët e Kukësit

Taulant Seferi goditet me shishe në kokë nga tifozët e Kukësit

19:28, 19/08/2022

Një episod dhune nga ana e tifozëve është regjistruar që në ndeshjen e parë të kampionatit ku shënjestër ka qenë sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.

25-vjeçari është goditur me një shishe në kokë nga ana e tifozerisë vendase dhe ka qëndruar për disa çaste në tokë.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e lojtarëve të Kukësit që ishin pranë Seferit që i kanë bërë thirrje tifozëve të ndalonin me lojën që ka rinisur pak çaste më pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco