Kukësi-Tirana, sezoni i ri i Superligës nis me barazim

Kukësi-Tirana, sezoni i ri i Superligës nis me barazim

19:21, 19/08/2022

Kategoria Superiore ka nisur me një barazim mes Kukësit dhe kampionëve në fuqi të Tiranës.

Në një sfidë shumë të luftuar dhe me raste në të dy portat, në fund ekipet janë kënaqur me nga një pikë në barazimin 1-1.

Kukësi e nisi ndeshjen shumë mirë me një gol të shpejtë të Dacit. Por më pas ishte Tirana që kishte iniciativën duke kërkuar me ngulm barazimin.

Ismajlgeci, Seferi, Xhixha e sidomos Kallaku shpërdoruan me radhë raste para portës së Tafas, duke mos shfrytëzuar raste të mira për të dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë, goli do të vinte në pjesën e dytë, kur Xhixha gjeti devijimin e duhur për të kaluar gardianin e Kukësit dhe për të barazuar shifrat.

Më pas, Kukësi mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Dacit, por vrulli i minutave të fundit nga Tirana nuk solli një gol tjetër, duke bërë që dy skuadrat të kënaqeshim me një barazim në javën e parë të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco