Adnan Januzaj kërkohet nga skuadra amerikane

Adnan Januzaj kërkohet nga skuadra amerikane

11:11, 18/08/2022

Ndërsa kontrata e tij me Real Sociedad përfundoi këtë verë, Adnan Januzaj është ende lojtar i lirë kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e merkatos.

I përfolur për t’iu bashkuar Ëest Ham, Celta Vigo-s, Betis, Sevilla-s apo edhe Osasunas, 27 vjeçari mund të largohet nga Spanja dhe të luaj në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve nga “AS”, Los Angeles Galaxy ka nisur një ofensivë për të transferuar lojtarin me origjinë shqiptare.

Edhe pse përflitet për një kalim te Everton, është skuadra që ka rekrutuar së fundmi Riqui Puig që është në pole position në këtë rast. Lojtari nuk është i pandjeshëm ndaj kësaj qasjeje, por gjithsesi lë kohë për reflektim sipas mediave spanjolle, të cilat përmendin edhe mundësinë për të shkuar në Katar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco