FOTO/ Ish-futbollisti i Vllaznisë nis stërvitjen me Partizanin

FOTO/ Ish-futbollisti i Vllaznisë nis stërvitjen me Partizanin

09:44, 18/08/2022

Mungon zyrtarizimi, por Victor da Silva do të mbajë veshur fanellën e Partizanit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Ish-futbollisti i Vllaznisë është vënë nën urdhrat e trajnerit italian Colella pasditen e së mërkurës dhe në disa foto të hedhura në faqen zyrtare të “Demave” vërehet prania e mesfushorit me tipare sulmuese në skuadrën kryeqytetase, megjithatë ende mungon federimi i lojtarit.

Arsyeja? Mund të jetë çështje orësh që Partizani ta bëjë zyrtare firmën me brazilianin Victor da Silvan. Në fakt, pas përfundimit të kontratës me kuqeblutë, 27-vjeçari iu bashkua për një kohë të shkurtër skuadrës qipriote Olympiacos Nicosia, me të cilën duket se ende nuk e ka zgjidhur kontratën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco