Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Goditi një fëmijë me autizëm, policia tregon vendimin për Cristiano Ronaldon

Goditi një fëmijë me autizëm, policia tregon vendimin për Cristiano Ronaldon

19:29, 17/08/2022

Policia e Mersejsajd ka bërë të ditur se ka mbyllur zyrtarisht çështjen rreth Cristiano Ronaldos dhe ngjarjes së pakëndshme që ndodhi në prillin e këtij viti kur portugezi goditi një fëmijë me autizëm.

Gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Evertonit, pas humbjes 1-0, Ronaldo goditi me forcë në dorë fëmijën 14-vjeçar që po e filmonte, me ngjarjen e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Ai i theu celularin 14-vjeçarit Xhekob Harding dhe mamaja e tij e denoncoi publikisht në rrjetet sociale futbollistin portugez për këtë sjellje.

Policia hapi hetimet dhe tashmë duket se i ka mbyllur me një paralajmërim për sulmuesin.

“Mund të konfirmojmë se një 37-vjeçar mori pjesë në mënyrë vullnetare dhe u mor në pyetje në lidhje me një akuzë për sulm dhe dëme të shkaktuara.

Aludimet kanë të bëjnë me incidentin pas ndeshjes Everton-Manchester United në stadiumin “Goodison Park” të shtunën e 9 prillit. Çështja është trajtuar me masën e paralajmërimit me kusht. Çështja është tashme e mbyllur”, ishte komenti i policisë angleze për këtë temë.

Sipas mediave angleze, Ronaldo ka pranuar që të paguajë një kompensim për dëmin që i shkaktoi djaloshit 14-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco