Sherri te PSG-ja/ E ëma e Mbappe ka një mesazh për Neymar

Sherri te PSG-ja/ E ëma e Mbappe ka një mesazh për Neymar

18:45, 17/08/2022

Polemika mes Neymar dhe Mbappe që nisi në fushën e lojës dhe më pas u transferua në rrjetet sociale, tashmë ka përfshirë komplet klubin.

Parisienët po mundohen që të shuajnë mosmarrëveshjet që kanë shpërthyer mes dy yjeve me frikën se mos shkatërrojnë sezonin e një gjë të tillë, duket se e bëjnë edhe familjarët e Mbappe.

Në diskutimin që lindi pas penalltisë që Neymar i “vodhi” Mbappesë duke mos e lënë ta gjuante francezi i cili kishte gabuar një të tillë pak minuta më parë, ngjarja mori përmasa të mëdha dhe ishte në epiqendër të vëmendjes së opinionit sportiv, duke kaluar në plan të dytë faktin që PSG po shkëlqen dhe ka shënuar 10 gola në 2 ndeshje në kampionat.

Kjo ka shtyrë edhe mamanë e francezit, Fajza Lamari, që të prononcohet për këtë çështje.

Sipas saj, Neymar dhe Mbappe duhet të sqarojnë gjërat mes tyre nëse ka probleme të këtij lloji.

“Gjërat janë menaxhuar brenda te PSG, gjithçka është në rregull”, tha ajo për “Kora Plus”, duke insistuar se për momentin nuk kishte asnjë zënkë mes lojtarëve.

Një mesazh që dukej më shumë për Neymar i cili ka filluar të pëlqejë mesazhet kundër Mbappe në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë të fundit në një personazh shumë të kritikuar në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco