Manchester United merr vendimin final për Rabiot

Manchester United merr vendimin final për Rabiot

18:08, 17/08/2022

Manchester United ka vendosur të ndërpresë tratativat me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, pas vështirësive për të gjetur akordin me francezin lidhur me kushtet financiare të kontratës.

Sipas raportimeve nga mediat angleze ky vendim i “Djajve” ka ardhur pas bllokimit të negociatave në ditën e djeshme, me klubin anglez që i ka vlerësuar kërkesat e Rabiot si të ekzagjeruara dhe ka vendosur të ndërpresë kontaktet me përfaqësuesit e tij.

Në këto kushte United po shqyrton opsionet e tjera për mesfushën, ku ditën e djeshme doli në skenë një emër i bujshëm siç është mesfushori i Realit, Casemiro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco