Gattuso miraton blerjen, futbollisti belg ndryshon destinacion

Gattuso miraton blerjen, futbollisti belg ndryshon destinacion

17:30, 17/08/2022

Jason Denayer ka dalë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me francezët e Lyonit, klub ku luajti në katër sezonet e fundit.

27-vjeçari belg, i cili numëron 35 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren belge, luan si qendërmbrojtës, mbrojtësi i djathtë dhe shkatërrues.

Torino e kërkoi në Itali, teksa garës iu bashkua edhe Valencia.

Gennaro Gattuso miratoi afrimin e Denayer, por ky i fundit ka vendosur të ndërrojë kontinent dhe të mos vijojë karrierën në “Mestalla”.

Shkaku lidhet me paratë, pasi mbrojtësi ka marrë një ofertë nga arabët e Al Nassr, të cilët i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare me 3.5 milionë euro pagë sezonale.

Pavarësisht se i ka dhënë fjalën drejtuesve të Valencias, Denayer do të kalojë në Arabinë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco