Skandal në transmetimin ‘Live’ të ndeshjes së Muriqit, komentatori spanjoll nuk përmend Kosovën

Skandal në transmetimin ‘Live’ të ndeshjes së Muriqit, komentatori spanjoll nuk përmend Kosovën

22:06, 16/08/2022

Një ngjarje skandaloze me protagonist sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, ka ndodhur gjatë transmetimit live të ndeshjes mes Atletik Bilbaos dhe Majorkës në rrjetin televiziv “Arena Sport”.

Komentatori i cili ishte përgjegjës për transmetimin e sfidës në gjuhën serbe ka refuzuar të tregojë në disa raste se sulmuesi vjen nga Kosova duke theksuar se vendlindja e tij është nga krahina jugore serbe.

“Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ulë topin me gju”, ishte një nga pjesët e komentimit gjatë ndeshjes ku shihet qartë refuzimi i komentatorit për të përmendur Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

arqile17/08/2022 08:10

Spanjollet jane me pisa se serbet dhe greket.

Shto koment

Denonco