Florian Marku në formë për mbrëmjen e 25 gushtit: Vetëm po dola me barelë e humbas duelin

Florian Marku në formë për mbrëmjen e 25 gushtit: Vetëm po dola me barelë e humbas duelin

19:41, 16/08/2022

Me brezin e kampionit të botës, pasi mbrojti me sukses titullin IBF International në peshën lehtë dhe me objektivin të fitojë brezin e dytë, WBC Silver.

Florian Marku premton emocione dhe fitore në duelin e 25 gushtit përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez.

“Ia kam nisur në kickbox, kam dominuar, ia kam nisur në kafaz, kam dominuar në kafaz dhe tani në boks fal të madhit Zot, unë po ia dal me shumë sukses sepse përkushtohen 100%. Njerëzit nuk e dinë sesa shpirtin e jap për të arritur këtu ku jam.

Meksikani vjen këtu për të fituar, ky është shansi i tij i jetës. Ai ka përballë një njeri që ka titullin dhe vjen këtu për të marrë titullin. Por, që unë të humb një ndeshje të tillë duhet të jem pa ndjenja, të mos shoh dhe të më marrin të më nxjerrin jashtë, të më çojnë në spital. Përndryshe, unë nuk e pranoj humbjen. Unë jam shumë gati dhe nuk ka shanse që të humbasë në qytetin tim dhe në Shqipërinë time të dashur”, shprehet Marku për A2 CNN.

Eventi do të zhvillohet në Arenën Kombëtare, ku pritet të jenë të pranishëm mbi 23 mijë spektatorë. Pjesë e spektaklit të boksit do të jenë edhe Ymeri, Çelo e Xhelili, teksa kuqeziu Amarildo Vranja do të duelojë përballë kundër bullgarit Borislav Velev për brezin WBC Youth International.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco