Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Nuk u luajt prej COVID-it/ FIFA merr vendimin e vështirë për Brazil-Argjentinë

Nuk u luajt prej COVID-it/ FIFA merr vendimin e vështirë për Brazil-Argjentinë

19:05, 16/08/2022

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” nuk do të zhvillohet.

FIFA mori një vendim ditën e sotme lidhur mbi sfidën e datës 5 shtator 2021 e cila u ndërpre pak minuta nga starti i saj nga ana e autoriteteve lokale për shkak të se disa nga lojtarët e miqve të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 dhe u vendosën në izolim nga pjesa tjetër.

Ky vendim është marrë, pasi FIFA ka shqyrtuar situatën lidhur me dy ekipet që janë të kualifikuara për në Botëror, ku vështirësia me gjetjen e një date për tu luajtur ka bërë që të merret vendimi për mos ta rikuperuar më këtë sfidë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco