Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Arrestohet futbollisti, akuzohet për grabitje me armë

Arrestohet futbollisti, akuzohet për grabitje me armë

18:05, 16/08/2022

Ezequiel Cirigliano, 30 vjeç, ish-mesfushori premtues i River Plate (63 ndeshje në ekipin e parë), i cili ka kaluar një përvojë të shkurtër dhe pa shumë bujë te Verona në sezonin 2013-2014 (13 paraqitje në kampionat) është arrestuar nga policia e Buenos Airesit.

Mbi futbollistin që aktualisht është pjesë e Cynthialbalonga në Serinë D, në Argjentinë, rëndon akuza për shkelje të ligjit, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje (konkretisht një pistoletë 9 mm me 11 plumba në karikator dhe një në gojë).

Cirigliano kishte hyrë për të grabitur në një shtëpi në lagjen Caseros dhe, pasi u zbulua, qëlloi me armën që kishte me vete.

Ai aktualisht po mbahet në qeli stacionin policor të departamentit të “Tres de Febrero”.

Në momentin e arrestimit ai kishte veshur një fanellë të PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco