Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Plas te PSG-ja, Sergio Ramos ndërhyn në sherrin Neymar-Mbappe

Plas te PSG-ja, Sergio Ramos ndërhyn në sherrin Neymar-Mbappe

17:07, 16/08/2022

Marrëdhënia e dyshes Neymar-Mbappe vazhdon të jetë problemi kryesor për klubin e Paris Saint-Germain, me dy sulmuesit që e treguan hapur antipatinë ndaj njëri-tjetrit edhe në ndeshjen e fundit, atë ndaj Montpellier, të cilën parizenët e fituan me rezultati 5-1.

Dy lojtarët shkëmbyen disa fjalë dhe u panë duke mbajtur qëndrim.

Një nga anëtarët e klubit që ndërhyri në këtë problem ishte Sergio Ramos.

Sipas “Le Parisien”, spanjolli, i cili gradualisht po rimerr formën e tij pas një viti të parë në Paris për t’u harruar, u bë ndërmjetës mes të dyve të shtunën në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Montpellier-it, në përpjekje për të qetësuar ujërat pas një nate mjaft intensive në “Parc des Princes”.

Marrëdhënia mes Mbappe dhe Neymar sa vjen e përkeqësohet.

Francezi madje kërkoi largimin e brazilianit këtë verë dhe klubi e mori në konsideratë fjalën e Mbappe, ndonëse diçka e tillë nuk u finalizua dot.

Të dielën e ardhshme, kundër Lille, do të shihet nëse Ramos dhe pjesa tjetër e PSG-së ia kanë dalë të qetësojnë gjakrat mes Neymar dhe Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco