Serie A, pas 51 vitesh asnjë barazim në debutim

Serie A, pas 51 vitesh asnjë barazim në debutim

16:25, 16/08/2022

Për të katërtën herë në historinë e kampionatit italian, shenja X mungon në ndeshjet e javës së parë, të gjitha më të mirat e sezonit të kaluar morën tre pikët.

Dita e parë e kampionatit të Serie A 2022/23 hyn në histori me dy të dhëna statistikore interesante. 10 ndeshjet e para të sezonit përfunduan pa asnjë barazim. Kjo është hera e katërt që ndodh në historinë e Serisë A, më parë kishte ndodhur në sezonin 1933/34, 1934/35 dhe 1971/72.

Përveç kësaj, skuadrat që përfunduan kampionatin e kaluar në tetë vendet e para të renditjes, arritën të gjenin sukses në debutimin e tyre në kampionatin e që sapo nisi.

Për shkak të golavarazhit në fitoret e javës së hapëse të sezonit, Napoli është në vendin e parë të renditjes. Ndjek Juventus, Milan, Atalanta, Fiorentina dhe Inter.

Serie A – Java 1

1 Napoli 3

2 Juventus 3

3 Milan 3

4 Atalanta 3

5 Fiorentina 3

6 Inter 3

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco