Lajm i trishtë, basketbollistja rumune vdes në gjumë në datëlindjen e saj të 18-të

Lajm i trishtë, basketbollistja rumune vdes në gjumë në datëlindjen e saj të 18-të

14:57, 16/08/2022

Basketbollistja rumune Alessia Maria Raiciu vdiq në datëlindjen e saj të 18-të, njoftoi Federata Rumune e Basketbollit.

Një nga talentet e brezit të saj ndërroi jetë në ditën më të rëndësishme dhe vdekja e saj e papritur i tronditi të gjithë në Rumani.

Image

"Federata Rumune e Basketbollit i dërgon ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerës! Pusho në paqe Alessia", njoftoi Federata Rumune e Basketbollit, e cila konfirmoi se ajo vdiq në gjumë dhe kishte një aneurizëm.

Vdekja e parakohshme e basketbollistes Alessia Raiciu u shpjegua si një “vdekje e papritur”, dhe mjekët thonë se në shumicën e rasteve zemrat e të rinjve ndalojnë papritur, por as autopsia nuk mund të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Image

Megjithatë, pas hulumtimeve të gjata, ekspertët kanë arritur në përfundimin se kushtet që shkaktojnë vdekjen e papritur lidhen me zemrën dhe mund të zbulohen gjatë jetës.

Në karrierën e saj, Raiciu kishte fituar medalje të shumta në kampionatin kombëtar të të rinjve me klubin e saj CS Olimpia Bukuresht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco