Shkëlqeu me Legian në kampionat, Muçi në formacionin e javës në Poloni

Shkëlqeu me Legian në kampionat, Muçi në formacionin e javës në Poloni

13:04, 16/08/2022

Ernest Muçi në formacionin më të mirë të javës së pestë së elitës së futbollit polak. Ish-sulmuesi i Tiranës, pjesë e Legias së Varshavës, ishte protagonist absolut në fitoren 1-2 të skuadrës së tij në transfertë me Widzew Lodz. 21-vjeçari, pavarësisht se nuk e gjeti vetë rrugën e rrjetës, aistoi në të dy golat që Legia i shënoi që në pjesën e parë me autorë Johansson (30’) dhe Kaputska (42’).

Për impaktin që kishte në lojën e skuadrës së tij, u rreshtua në krahun e djathtë të sulmit të formacionit të javës.

Ernest Muçi është aktivizuar titullar në tri nga pesë takimet e para të Esktraklasa, madje ka mundur ta gjejë dy herë rrugën e rrjetës, në barazimin 1-1 në javën e parë, në transfertë me Korona Kielce, dhe në fitoren 2-0 përballë Piast Gliwice, në javën e katërt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco