Zyrtare/ Manchester City përforcon mbrojtjen, firmos me talentin spanjoll

Zyrtare/ Manchester City përforcon mbrojtjen, firmos me talentin spanjoll

12:40, 16/08/2022

Pas largimit të Oleksandr Zinchenko-s  për te Arsenal dhe pavarësisht dështimit të transferimit të Marc Cucurrella-s, i cili iu bashkua Chelsea-t, Manchester City më në fund gjen një mbrojtës të majtë për të konkurruar me Joao Cancelon. Lojtari i Anderlecht (7 gola dhe 15 asiste në 49 ndeshje vitin e kaluar), Sergio Gomez (21) i është bashkuar “Qytetarëve” për katër vitet e ardhshme.

I rritur në akademinë e Barcelonës dhe Borussia Dortmund, futbollisti spanjoll  ka një profil të gjithanshëm që duhet të kënaqë trajnerin e tij të ri Pep Guardiola.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco