VIDEO/ Plas sherri te skuadra e njohur, lojtarët përleshen me grushte në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Plas sherri te skuadra e njohur, lojtarët përleshen me grushte në dhomat e zhveshjes

11:53, 16/08/2022

Boca Juniors, një nga skuadrat  më të mëdha të Argjentinës është tronditur nga sherri i dy lojtarëve të tyre.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndaj Racing Club, sulmuesi Dario Benedetto dhe mbrojtësi Carlos Zambrano u përleshën midis tyre.

Dy lojtarët nisën të debatonin gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë. Ndërkohë që tensioni mes të dyve u ndez papritur, teksa në lajmet e shtypit argjentinas u tha se forcat e sigurisë ndanë lojtarët në fjalë. Mësohet se Benedetto i ka thënë mbrojtësit se duhet të bëjë më mirë dhe Zambrano është përgjigjur: “Duhet të shënosh edhe ti”.

Pas këtij dialogu, forcat e sigurisë ndanë dyshen, të cilët u përleshën mes tyre dhe u pa se Zambrano, i cili doli në fushë në pjesën e dytë, kishte skuqje dhe ënjtje në anën e majtë të fytyrës. Benedetto kishte një gërvishtje në qafë.

Trajneri i Boca Juniors, Huogo Ibarra, konfirmoi se kishte pasur një debat mes Zambrano dhe Benedetto, por tha se nuk u kthye në një sherr.

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ibarra tha: “Kishte një diskutim mes Benedetto-s dhe Zambranos. Por nuk e di nëse kishte më shumë se kaq. Ka gjithmonë diskutime për lojën, por asgjë më shumë”, tha ai.

Duke folur për shenjat në fytyrën e Zambranos, Ibarra tha: “Nuk e di pse. Ndoshta ishte një goditje që ai mori në pjesën e parë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco