VIDEO/ ‘Alla Zidane’, shikoni momentin kur nënshkrimi më i shtrenjtë i Liverpoolit godet me kokë kundërshtarin

VIDEO/ ‘Alla Zidane’, shikoni momentin kur nënshkrimi më i shtrenjtë i Liverpoolit godet me kokë kundërshtarin

11:30, 16/08/2022

Liverpool dhe Crystal Palace ndanë nga një pikë në Anfield në javën e dytë të Premier League (1-1), teksa ndeshja u shënua nga një karton i kuq  i blerjes më të shtrenjtë të “të kuqve”, Darwin Nunez.

Problemi i madh për Liverpool-in lindi në minutën e 57-të kur Nunez i provokuar goditi me kokë kundërshtarin Joachim Andersen i cili e shtyu nga pas dhe për pasojë mori karton të kuq direkt dhe la në “baltë” ekipin e tij.

Ndonëse Liverpool po humbiste në atë moment, arritën të barazojnë, me një lojtar më pak,  por nuk arritën të fitojnë dhe pas dy raundeve janë katër pikë prapa Manchester Cityt.

 

 

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit kritikoi lojtarin më të shtrenjtë të Liverpool në histori, duke theksuar se ai nuk duhet të sillet kështu.

Kujtojmë se Nunez u transferua nga Benfica për shumën e 75 milionë eurove plus 25 milionë bonuse.

Në ndeshjen e radhës, Liverpool do të luaj në transfertë ndaj  Manchester Unitedin dhe Nunez do të jetë një mungesë e rëndësishme për Klopp në këtë ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco