Zyrtare/ Albi Alla kthehet në Superiore, firmos me...

Zyrtare/ Albi Alla kthehet në Superiore, firmos me...

09:50, 16/08/2022

Albi Alla është lojtari më i ri i Laçit. 29 vjeçari pas një provoje në Kinë, është rikthyer në Shqipëri teksa ka firmosur një marrëveshje për 2 vite me bardhezinjtë.  “KF Laçi njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin Albi Alla për 2 sezone.

29-vjeçari ka luajtur më parë në Superiore me Bylisin, Kukësin e Flamurtarin, ndërsa dy vitet e fundit është aktivizuar në Kinë. I urojmë suksese Allës me fanellën bardhezi. Para Laçi”,  njofton klubi kurbinas.

Alla do të jetë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes bardhezi, që gjatë kësaj vere humbi emra si Malota dhe Ignjatovic.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco