Zyrtare/ Kukësi firmos me sulmuesin që ka luajtur edhe në Holandë

Zyrtare/ Kukësi firmos me sulmuesin që ka luajtur edhe në Holandë

20:15, 15/08/2022

Tjetër zyrtarizim nga Kukësi vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit. Klubi verilindor ka njoftuar në rrjetet sociale se ka firmosur me sulmuesin e krahut, Edwin Gyasi. Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me verilindorët për një sezon.

Sezonin e fundit Gyasi ka qenë pjesë e Beitar Jerusalem, në Izrael, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim i akademisë së AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Opionisti15/08/2022 21:17

Miqesore ne futbolli do filloje na e mArta deri te enjte eshte si pune cofernce lige per kube kurs kuba emingrante ne futboll teste eshte erolige

Shto koment

Denonco