Klopp sulmon ashpër presidentin e Uefa-s: Nuk ka pse më tregon ai çfarë është…

Klopp sulmon ashpër presidentin e Uefa-s: Nuk ka pse më tregon ai çfarë është…

19:40, 15/08/2022

Jurgen Klopp mendon se aktualisht në botën e futbollit janë të paktë ata që mendonin sadopak për ngarkesën të cilës po i nënshtrohen futbollistët profesionistë në nivelet më të larta. Trajneri i Liverpulit, nëpërmjet një interviste për “Kicker”, ka sulmuar ashpër të gjithë organizatat të cilat bëjnë kalendarët, duke thumbuar sidomos presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

 

“Problemi në këtë biznes është se ka shumë vendimmarrës. Në Angli është Premier Liga, Liga e Futbollit dhe Federata Angleze. Në Gjermani është Liga dhe federata. Në arenën ndërkombëtare është FIFA dhe federatat kontinentale si UEFA, ndërsa Liga e Kampioneve është kudo. Të gjithë bëjnë plane, asnjë nuk mendon për lojtarët. Asnjë. Realisht.

Po shpiken gjithmonë turne të rinj. Tani po e bëjmë Kupën e Botës më të madhe, në mënyrë që skuadra të tjera të marrin pjesë. Gjithashtu po e bëjmë Kampionatin Europian më të madh, mahnitëse! Në çdo sport, kërkesa bazë për çdo paraqitje është trajnimi, por ne nuk kemi kohë për t’u stërvitur pasi luajmë gjatë gjithë kohës. Jam shumë i ndërgjegjshëm që po bëj një jetesë jashtëzakonisht të mirë nga e gjithë kjo. Unë kam pushime mjaftueshëm. Por lojtarët nuk i kanë. Do të na duhet që ta ndryshojmë këtë në një moment të caktuar.

Kur sindikatat e lojtarëve flasin për ta, do të thotë se janë bezdisës. Kur flas unë? Aleksander Çeferin del nga një cep dhe bën një deklaratë polemizuese që njerëz të tjerë punojnë edhe më shumë. Unë e di këtë, z. Ceferin nuk ka pse ma thotë këtë.

Unë kam pastruar vida dhe kam bërë kushedi se sa punë të tjera. Unë e di se çfarë do të thotë të punosh. Por futbolli nuk punon pa lojtarët dhe është vërtetë i bukur vetëm kur më të mirët janë në fushë. Por më të mirët nuk kanë pse të jenë në fushë çdo tre ditë pasi ky trup që na dha Zoti, nuk funksionon me të gjithë stërvitjen që shkenca përllogarit se mund të përballojmë aktualisht. Ka vetëm një drejtim nga i cili po shkohet dhe ai është të përplasemi me murin. Nëse në fund unë do të jem i vetmi që do të thotë diçka, atëherë le të jetë kështu. Nuk më shqetëson, nuk mund të jem miku i të gjithëve”, ishte apeli i Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco