Zyrtare/ Aventura e parë jashtë Greqisë, mbrojtësi kuqezi firmos në Portugali

Zyrtare/ Aventura e parë jashtë Greqisë, mbrojtësi kuqezi firmos në Portugali

19:02, 15/08/2022

Enea Mihaj është lojtari më i ri i skuadrës së Famalicaos në Portugali. Kontrata e firmosur është për 3 vitet e ardhshme, ndërsa ky largim nga Greqia vjen pak në mënyrë të papritur.

Image

24-vjeçari kishte një vit mbetur kontratë me PAOK-un, ku ndodhej prej vitit 2019. Mihaj është produkt i Panetolikos, me të cilën dha kontributin e tij te ekipi i parë nga viti 2016 deri para se të zyrtarizohej te PAOK.

Më poshtë mund të shihni videon e prezantimit të lojtarit të kombëtares shqiptare, në nivelin e parë të futbollit portugez. Vlen për t’u theksuar se do jetë aventura e parë për të jashtë Greqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco