Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pas paraqitjes zhgënjyese kundër Bournemouth, Haaland 'arratiset' në Marbella dhe nis pushimet

Pas paraqitjes zhgënjyese kundër Bournemouth, Haaland 'arratiset' në Marbella dhe nis pushimet

15:12, 15/08/2022

Ylli i ri i Manchester City-t u fotografua duke shijuar rrezet e diellit dhe detin në Marbella të Spanjës përgjatë fundjavës. Sipas raportimeve të mediave britanike ai u nis për disa ditë pushimesh menjëherë pas paraqitjes zhgënjyese të shtunën kundër Bournemouth në Premier League, ku pavarësisht se skuadra e tij fitoi 4-0, norvegjezi e preku topin vetëm 8 herë.

Paraqitja ishte një ndryshim drastik me atë të ndeshjes së parë në kampionat, kundër West Ham, ku realizoi dopietën e fitores.

Në plazh, Haaland vërtetoi se gëzon të njëjtin popullaritet si në fushën e blertë, pasi u rrethua nga dhjetëra pushues të tjerë, fëmijë e të rritur, që donin të kalonin pak sekonda në shoqërinë e 22-vjeçarit.

Të gjithë te City, shpresojnë që Haaland të kthehet i relaksuar nga ditët e pushimit, dhe të jetë gati për sfidën e së dielës kundër Newcastle. Pas ndeshjes së të shtunës, trajneri Pep Guardiola e mbrojti “xhevahirin” e tij, duke thënë: “Situata më e vështirë për një sulmues është kur ndodhet i vetëm përballë 3 qendërmbrojtësve. Shanset janë të pakta, por jam i sigurt se me cilësinë që ka, Haaland do të dijë t’i shfrytëzojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco