500 mijë euro në tavolinë, ukrainasit presin përgjigje për Seferin

500 mijë euro në tavolinë, ukrainasit presin përgjigje për Seferin

14:12, 15/08/2022

Taulant Seferi do të shitet këtë verë, edhe pse ka edhe dy vite kontratë me Tiranën.

Bardheblutë duan të përfitojnë financiarisht nga transferimi pas sezonit të mirë që pati sulmuesi.

Autori i 19 golave në kampionat tashmë ka edhe një ofertë konkrete.

Panorama Sport shkruan se ukrainasit e Vorskla Poltava kanë dorëzuar propozimin e tyre.

Ata ofrojnë 500 mijë euro për Tiranën, që pretendon 200 mijë më shumë. Ukrainasit më parë kanë blerë edhe Enur Totren dhe presin që bardheblutë t’u ulin pretendimet e tyre. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco