Dështojnë negociatat e para mes United dhe Rabiot, nëna e lojtarit kërkon shumë para

Dështojnë negociatat e para mes United dhe Rabiot, nëna e lojtarit kërkon shumë para

17:16, 14/08/2022

Negociatat mes Manchester United dhe Adrien Rabiot janë ndërprerë përkohësisht pasi klubi anglez nuk pranon t’i japë pagën e kërkuar nga futbollisti francez.

United  ka rënë dakord me Juventusin, në llogarinë e të cilit do të paguanin rreth 25 milionë euro, por duket se marrëveshja mund të dështojë pasi “Djatë e kuq” nuk dëshirojnë të plotësojnë dëshirat Rabiot.

Nëna e Adrien-it, e cila është edhe menaxherja e tij, Veronique Rabiot, ka kërkuar nga Manchester United një pagë vjetore për djalin e saj në shumën prej 7.5 milionë euro, e cila është e papranueshme për drejtuesit e United.

Negociatat nuk dështuan plotësisht dhe të dyja palët do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për të gjetur një kompromis.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco