Derbi i Londrës në Premier League/ Chelsea - Tottenham, ja vendimi i Tuchel për Armando Brojën

Derbi i Londrës në Premier League/ Chelsea - Tottenham, ja vendimi i Tuchel për Armando Brojën

16:44, 14/08/2022

Java e dytë e Premier League do të vërë përballë Chelsea-n dhe Tottenham në Stamford Bridge. Nëse blutë fituan, 1-0, ndaj Evertonit në javën e parë të kampionatit, Spurs triumfoi me rezultatin 4-1 kundër Southampton. Dy skuadrat e kanë nisur mirë sezonin, por detyra premton të jetë e vështirë pasi Tottenhami ka fituar vetëm një herë në tridhjetë vjet në fushën e Chelseat.

Për këtë takim, Thomas Tuchel, i cili nuk mund të llogarisë shërbimet e mesfushorit kroat Mateo Kovacic, rreshton ‘rekrutët’ e rinj Kalidou Koulibaly, Cucurella dhe Raheem Sterling në 11-tëshe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, do ta nis këtë takim nga stoli, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Everton.

Përballë, Antonio Conte, i cili i beson dyshes Kane – Son në frontin e sulmit, preferoi Sessegnon në vend të Ivan Perisic.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Mendy – James, T. Silva, Koulibaly – Loftus-Cheek, Jorginho, Kante, Cucurella – Mount, Sterling, Havertz

Tottenham: Lloris – Romero, Dier, Davies – Romero, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon – Kulusevski, Kane, Son

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco